Kampioni vjeshtor Mirlind Daku te FC Ballkani, tani Drita fokusohet vetëm tek ky sulmues

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani pritet që së shpejti ta zyrtarizojë edhe tansferin e radhës, i cili është Mirlind Daku.

Sulmuesi gjilanas ka arritur marrëveshje me FC Ballkanin.

Klubi nga Suhareka tashmë ka hequr dorë nga sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha, ku pritej që ky transfer të ndodh shumë më shpejt se ai i sotëm i Roni Gashit.

Si Ballkani ashtu edhe Drita kishin objektivat e njëjta, pasi edhe gjilanasit synonin njërin mes Rexhës dhe Dakut, raporton Gazeta Sheshi.

Tani më Drita është fokusuar vetëm te Kastriot Rexha, pasi që Daku vetëm se është i FC Ballkanit.

Drita synon që sa më shpejtë të mbyllë marrëveshjen me Rexhën që mos të ketë probleme në raportin ofensivë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.