Mesfushori i Drenicës: Jemi gati për tu përballur me FC Ballkanin

Të shtunën nisë stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Drenica është mysafire e Ballkanit, në duelin që zhvillohet të shtunën nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Para kësaj ndeshjes në një prononcim për Gazetën inFokus ka folur mesfushori i Drenicës, Qemail Elshani.

Elshani ka thënë se janë gati dhe do të japin maksimumin për të arritur objektivin që kanë në çdo ndeshje.

“Pas një fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit dhe fillimit të mirë të kësaj gjysmë sezone, gjatë gjithë javës jemi përgatitur për ndeshjen e radhës ndaj Ballkanit”, tha mesfushori i skuadrës nga Skenderaj.

Tutje ai tha se Ballkani janë skuadër e fortë, por Drenica në Suharekë shkon për të arritur objektivin që kanë si skuadër.

“Sigurisht janë një ekip tejet i fort që e kanë dëshmuar në stinorin vjeshtor. Ne do të vazhdojmë të tregojmë disiplinë në lojë dhe angazhim të madh në çdo ndeshje për të arritur objektivat tona në çdo takim”, tha Qemail Elshani, për inFokus.

Drenica stinorin pranveror e nisë nga pozita e 6-të më 24 pikë.