Meda dhe menaxheri nga Gjermania ndjekin nga afër dy lojtarë të FC Ballkanit dhe Llapit

05.02.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani dje ka zhvilluar miqësoren e fundit kontrolluese në kuadër të përgatitjeve para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës. Kundërshtari i FC Ballkanit në këtë miqësore të fundit ishte FC Llapi. Pas 90 minutash lojë, rezultati final i takimit ishte 1-1. Kjo ndeshje për Ballkanin ka shërbyer si […]

Meda dhe menaxheri nga Gjermania ndjekin nga afër dy lojtarë të FC Ballkanit dhe Llapit Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani dje ka zhvilluar miqësoren e fundit kontrolluese në kuadër të përgatitjeve para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Kundërshtari i FC Ballkanit në këtë miqësore të fundit ishte FC Llapi.

Pas 90 minutash lojë, rezultati final i takimit ishte 1-1. Kjo ndeshje për Ballkanin ka shërbyer si uvertyrë dhe test i fundit para sfidave që e presin në pranverë.

Behar Maliqi shënoi nga penalltia për epërsinë e Llapit në pjesën e dytë, ndërsa krejt në fund rezultatin e barazoi i riu Bleon Sekiraqa.

E në këtë takim prezent ishte edhe këngëtari i njohur Mehedin Përgjegjaj i njohur si Meda.

Ky i fundit ka qenë me një menaxher gjerman, me të cilën kanë parë nga afër dy futbollistë të Llapit si dhe dy të tjerë të Ballkanit.

Lajmi për GazetaOlle është konfirmuar edhe nga nënkryetari i Llapit, Amrush Batatina.

“Meda dhe një menaxher nga Klastruhe ishin sot në ‘Zahir Pajaziti’, ata panë nga afër dy futbollistë të Llapit si dhe dy të tjerë të Ballkanit”, tha shkurtimisht Batatina.