“Luanët” e Ismet Munishit të dielën udhëtojnë për në Gjilan, synojnë fitore

17.10.2019

Pas ndeshjes së fundit të suksesshme si vendas, tani FC Ballkanit i ka ardhur radha që të udhëtojë për në Gjilan dhe të tregojë sukses edhe atje. “Luanët” e Ismet Munishit të dielën do të udhëtojnë për në Gjilan, ku do të përballet ndaj FC Dritës në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” në kuadër të […]

“Luanët” e Ismet Munishit të dielën udhëtojnë për në Gjilan, synojnë fitore Foto: Ilustrim

Pas ndeshjes së fundit të suksesshme si vendas, tani FC Ballkanit i ka ardhur radha që të udhëtojë për në Gjilan dhe të tregojë sukses edhe atje.

“Luanët” e Ismet Munishit të dielën do të udhëtojnë për në Gjilan, ku do të përballet ndaj FC Dritës në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll java e dhjetë.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet të dielën më 20 tetor 2019, duke filluar nga ora 14:00 në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” në Gjilan.