Lista e top-shënuesve, Baftiu i FC Ballkanit i vetëm me numër dyshifror të golave

02.12.2019

Sot kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e javës së 17-të, njëashtu me këto ndeshje ka përfunduar edhe edicioni vjeshtor në Ipko Superligë. Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani do të dimëron si kampione me 34 pikë, kurse pasohet nga Gjilanit Drita si dhe Prishtina. Ndërsa në fund të edicionit vjeshtor, në listën e top shënuesve […]

Lista e top-shënuesve, Baftiu i FC Ballkanit i vetëm me numër dyshifror të golave Foto: Ilustrim

Sot kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e javës së 17-të, njëashtu me këto ndeshje ka përfunduar edhe edicioni vjeshtor në Ipko Superligë.

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani do të dimëron si kampione me 34 pikë, kurse pasohet nga Gjilanit Drita si dhe Prishtina.

Ndërsa në fund të edicionit vjeshtor, në listën e top shënuesve prinë mesfushori ofanziv i Ballkanit, Blend Baftiu me 10 gola, i cili së fundmi u ‘blindua’ nga klubi deri në vitin 2021.

Kurse, Progni i Gjilanit është i dyti me tetë gola këtë edicion si dhe sulmuesi i Trepçës 89, Arb Manaj mbyll ‘top3’ të kësaj renditje me shtatë gola.

Më poshtë lista e plotë e top-shënuesve në këtë edicion vjeshtor: