Leart Emini zbulon arsyet e largimit nga FC Ballkani

Futbollisti i shumë skuadrave kosovare, Leart Emini ka zbuluar arsyet pse është larguar nga skuadra e Ballkanit.

I pytur nga GazetaOlle se ishte trajneri Munishi ai që nuk e kishte në planet e tij, Eminin, apo arsya ishte te mos-akordi me klubin, futbollisti ka thënë:

“Nuk ka pas të bëjë asgjë me trajnerin, pasi që më ka skaduar kontrata nuk jam pajtuar me kushtet që kryesia e Ballkanit më ofruan”.

Tutje Emini ka zbuluar se kur pritet të bëhet me skuadër të re.

“Momentalisht jam në pushime edhe për pak ditë. Gjithsesi kam disa kontakte dhe shumë shpejt pritet të vendosi se ku do luaj në edicionin e ardhshëm”, përfundoi Emini./GazetaOlle/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.