Zyrtare: Largohet drejtori sportiv i FC Ballkanit

Ismajl Kasumi ka njoftuar se më nuk do të jetë në postin e drejtorit teknik në skuadrën suharekase, FC Ballkanit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ismajl Kasumi ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Ballkanit.

Kasumi ka bërë të ditur se me Ballkanin ka patur kontratë vetëm për 3 muaj dhe qëllimi ishte mbetja në Superligë. Pasi qëllimi është arritur, Kasumi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me klubin, teksa ka falenderuar presidentin dhe ish trajnerin e Ballkanit, Sami Sermaxhaj.

Ky është njoftimi nga Ismajl Kasumi:
“Dua te njoftoj se nuk jam me drejtor teknik ne skuadren FC Ballkani.
Mbas nje marreveshje dy paleshe, une nuk jam me pjese e FC Ballkanit, duke ju falenderu kryetarit Arsim Kabashit dhe te gjithe stafit te tij, posaqerisht trajnerit Sami Sermaxhaj”.

Po ashtu ai njoftoi se: “Une mbas nje kontrate me klubin te cilin e kam pasur per 3 muaj dhe qellimi eshte arritur qe ti ikim barazhit, une ndaj rruget me klubin nga Suhareka duke i falenderoj per punen e perbashket dhe i deshiroj suksese ne te ardhmen”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.