Ky është gjyqtari që do të ndajë drejtësi në derbin FC Prishtina – FC Ballkani

27.02.2020

Xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës pritet të nisë këtë fundjavë me përballjen ndërmjet Dritës dhe Drenicës. Por në këtë xhiro vëmendja është te derbi i së shtunës, ku do të përballet FC Prishtina ndaj FC Ballkanit. Derbi do të zhvillohet më 29 shkurt 2020, duke filluar prej orës 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” […]

Ky është gjyqtari që do të ndajë drejtësi në derbin FC Prishtina – FC Ballkani Foto: Ilustrim

Xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës pritet të nisë këtë fundjavë me përballjen ndërmjet Dritës dhe Drenicës.

Por në këtë xhiro vëmendja është te derbi i së shtunës, ku do të përballet FC Prishtina ndaj FC Ballkanit.

Derbi do të zhvillohet më 29 shkurt 2020, duke filluar prej orës 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” – Prishtinë.

Po ashtu tashmë për këtë xhiro FFK ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjeve.

Kryendeshjen, Prishtina – Ballkani, do ta drejtonë gjyqtari Selim Isufi me dy ndihmësit e tij, Besnik Morina e Driton Preniqi.

Ndërsa gjyqtar i katërt në derbin Prishtina – Ballkani do të jetë Isak Ceroviku, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Mustafa Domi dhe delegat Metë Çeku.