Konfirmohet një mungesë e madhe e FC Ballkanit për takimin ndaj Dukagjinit

08.02.2020

Në fundjavë dhe në mes të javës së ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Tetë skuadra luftojnë për të siguruar ‘vizën’ për në gjysmëfinale. Asnjë skuadër nuk e ka qetësinë dhe secila pretendon të shkojë me tej. Vendasit besojnë e shpresojnë në përparësinë e fushës, ndërsa mysafirët, […]

Konfirmohet një mungesë e madhe e FC Ballkanit për takimin ndaj Dukagjinit Foto: FC Ballkani

Në fundjavë dhe në mes të javës së ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Tetë skuadra luftojnë për të siguruar ‘vizën’ për në gjysmëfinale.

Asnjë skuadër nuk e ka qetësinë dhe secila pretendon të shkojë me tej. Vendasit besojnë e shpresojnë në përparësinë e fushës, ndërsa mysafirët, disa prej tyre besojnë në cilësitë që kanë e disa edhe në fat sportiv.

Të shtunën luhen dy ndeshje, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica e pret Gjilanin, kurse Prishtina ballafaqohet me Vushtrrinë. Të dielën kampioni vjeshtor, Ballkani, do të luajë në Klinë kundër të fundosurit Dukagjini dhe të mërkurën e javës së ardhshme skuadra me renome Liria do të ndeshet me kampionin në fuqi Feronikelin nga Drenasi.

Ballkani kërkon fitore në Klinë dhe të shkojë më tej. Kjo skuadër me kryetrajnerin Ismet Munishi, kanë ndërtuar ekip cilësore dhe pretendojnë të gjitha trofetë. Ata përveç që janë kampion vjeshtor synojnë edhe trofeun e çmueshëm Kupën e Kosovës.

Ndihmëstrajneri Agim Maliqi, ka deklaruar për gazetën “Bota sot”, se janë përgatitur mjaft mirë për pjesën e dytë të kampionatit. Ai tha se kanë mbushur bateritë për pjesën e dytë të kampionatit, sidomos në Antalia ku qëndruan disa ditë. Maliqi tha se me Dukagjinin do të jetë shumë vështirë por beson në kualifikim.

“Ka me qenë lojë e vështirë me Dukagjinin. Jemi të vetëdijshëm të gjithë për këtë sfidë, po ashtu edhe fusha është e rënduar, kështu që nuk ka me qenë sfidë e lehtë.

Do të jetë lojë bajagi e vështirë. Ne shkojmë ta luajmë lojë tonë nëse na lejon fusha, pasi siç dihet reshjet e fundit të borës i kanë vështirësuar ato. Shpresojmë të dalim me rezultat të mirë, të kualifikohemi”, tha Maliqi.

Ndihmëstrajneri tha se atmosfera është shumë e mirë në klub, janë të gjitha kushtet ideale të krijuara nga kryesia. Ballkani ka vetëm një mungesë për këtë sfidë.

“Jemi komplet, përveç Jetmir Topallit, i cili ka kartona, të gjithë të tjerët janë dispozicion. Pas kthimit nga Antalia, i kemi vazhduar përgatitjet për Kupë dhe për kampionat, do të luftojmë për të gjitha trofetë, nëse na jepet mundësia ato janë të mirëseardhura. Nuk do të dorëzohemi deri në fund”, tha Maliqi.

Çerekfinalja e Digitalb Kupës
E shtunë, 8 shkurt
12:30 Drenica-Gjilani
13:00 Prishtina-Vushtrria

E diel, 9 shkurt
12:30 Dukagjini-Ballkani

E mërkurë, 12 shkurt
12:30 Liria-Feronikeli.