Komisioni Disiplinor merr vendim për Munishin dhe lojtarin e Ballkanit, ky është dënimi ndaj tyre

23.10.2019

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e saj të sotme ka sjellë disa vendime ku ka ndarë masa ndaj personave të padisiplinuar në ndeshjet e zhvilluara fundjavën e kaluar. Kështu trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pasi është përjashtuar me karton të kuq në sfidën Drita – Ballkani është dënuar me dy ndeshje. “Për […]

Komisioni Disiplinor merr vendim për Munishin dhe lojtarin e Ballkanit, ky është dënimi ndaj tyre Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e saj të sotme ka sjellë disa vendime ku ka ndarë masa ndaj personave të padisiplinuar në ndeshjet e zhvilluara fundjavën e kaluar.

Kështu trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pasi është përjashtuar me karton të kuq në sfidën Drita – Ballkani është dënuar me dy ndeshje.

“Për ndëshkim me karton të kuq (raportet zyrtare; reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarëve dhe ofendime me akuza për korrupsion drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen Drita – Ballkani e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/4; dënohet me 2 (dy) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare të trajnerit në klub – në udhëheqjen e ekipit”, ka shkruar disiplinori i FFK-së.

Në anën tjetër futbollisti i Ballkanit Edmond Turku për përjashtim me karton të kuq dënohet me dy ndeshje moslojë.

Njoftimi i plotë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës:

ISMET MUNISHI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ Ballkani “ nga Suhareka me numër të ID karteles; 009766 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare; reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarëve dhe ofendime me akuza për korrupcion drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen ; FC “ Drita “ KF “ Ballkani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan. Bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/4; dënohet ; me 2 ( dy ) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare të trajnerit në klub – në udhëheqjen e ekipit.

EDMOND TURKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Ballkani “ nga Suhareka me numër të ID kartelës; 009479M89, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare; start i palejuar në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen ; FC “ Drita “ – KF “ Ballkani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan. Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.