Komisioni disiplinor i FFK-së shqipton dënime për FC Ballkanin

09.05.2019

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë vendimet në lidhje me parregullsitë në gjiron e fundit dhe ka shqiptuar dënimet. Gjatë mbledhjes së mbajtur më 7 Maj 2019, Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i ka shqyrtuar procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e […]

Komisioni disiplinor i FFK-së shqipton dënime për FC Ballkanin Foto: Ilustrim

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë vendimet në lidhje me parregullsitë në gjiron e fundit dhe ka shqiptuar dënimet.

Gjatë mbledhjes së mbajtur më 7 Maj 2019, Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i ka shqyrtuar procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve  garuese pas përfundimit  të ndeshjeve nga java e fundit për shkaktaret e kundërvajtjeve dhe për të njëjtit duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara konform Dispozitave të Rregullores disiplinore.

Komisioni Disiplinor i FFK-së mori vendim që FC Ballkani të dënohet me gjobë prej 1000 mijë euro, për arsye kërcënuese dhe ofenduese.

Arsyeja e dënimit të FC Ballkanit është bërë për shkak të lëshimeve që i ka bërë në organizimin e ndeshjes ndaj Ferizajit në kuadër të IPKO Superliga e Kosovës, java e 29-të.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes në mes FC Ballkanit dhe Ferizajit e cila u zhvillua në Suharekë, dy persona para fillimit të ndeshjes e fyen, ofenduan dhe kërcënuan gjyqtarin kryesor Mervan Bejtullahu.