08.11.2019, 11:11

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani reagon ndaj referëve të Superligës për ndeshjen ndaj Llapit

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani në ndeshjen e fundit ndaj FC Llapit, e cila kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Superligës së Kosovës, ku ndeshja përfundoi me rezultat baras 1:1.

Por FC Ballkani ka reguar ndaj referëve të Superligës, të cilët referuan në këtë ndeshje, klubi nga Suhareka thotë se nuk kemi dashur të ankohemi në referim pasi u bë e tepërt më me këta refer, por pasi që e pamë që ekipi i Llapi-t nuk e ka ndërmend të ndalet edhe ne e kemi të drejtën e shprehjes së mendimit.

“Këto dy raste për penallti, si dhe raste të tjera të cilët dijnë ti bëjnë vetëm referët tanë (nuk duam të aludojmë që kanë qenë me qëllim apo nuk janë vërejtur nga referi kryesor apo anësor) shkojnë direkt në dëm për klubin tonë si dhe në dëm të futbollit kosovar në përgjithësi. Në mënyren më të sinqertë iu lutemi Federatës dhe shoqatës së referëve le të kenë kujdes që mos të prishet,dëmtohet futbolli në Kosovë”, thuhet në reagimin e FC Ballkanit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.