Këtë fundjavë FC Ballkani do të udhëtojë në Drenas, për të zhvilluar ndeshjen ndaj Feronikelit

29.10.2019

Në këtë fundjavë do të zhvillohen shumë ndeshje të Superligës së Kosovës në futbollin kosovar, ku skuadra nga Suhareka, FC Ballkani është duke prirë në tabelën e kësaj superlige. Të shtunën zhvillohet ndeshja mes KF Feronikelit ndaj FC Ballkanit, ku kjo ndeshje është në kuadër të Superigës së Kosovës në futboll – java e 13-të. […]

Këtë fundjavë FC Ballkani do të udhëtojë në Drenas, për të zhvilluar ndeshjen ndaj Feronikelit Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë do të zhvillohen shumë ndeshje të Superligës së Kosovës në futbollin kosovar, ku skuadra nga Suhareka, FC Ballkani është duke prirë në tabelën e kësaj superlige.

Të shtunën zhvillohet ndeshja mes KF Feronikelit ndaj FC Ballkanit, ku kjo ndeshje është në kuadër të Superigës së Kosovës në futboll – java e 13-të.

Ndërkaq këtë ndeshje do t’a drejtojë ndihmëstrajneri i FC Ballkanit, Agim Maliqi.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën më 2 nëntor 2019, duke filluar prej orës 14:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë si vendas kundër Feronikelit, Ballkani e fitoi ndeshjen me rezultat 3:1 me dy gola të shënuara nga Blendi si dhe një gol nga Besniku.