Këta janë gjyqtarët që do e gjykojnë ndeshjen Llapi – Ballkani

30.08.2019

Në këtë javë do të zhvillohet ndeshja e tretë e Superligës së Kosovës, ku të shtunën do të përballet KF Llapi ndaj klubit Suharekas, FC Ballkanit, tashmë janë bërë të ditur edhe gjyqtarët të cilët do e gjykojnë këtë ndeshje. Ndeshja e së shtunës në mes KF Llapit dhe FC Ballkanit do të zhvillohet në […]

Këta janë gjyqtarët që do e gjykojnë ndeshjen Llapi – Ballkani Foto: Ilustrim

Në këtë javë do të zhvillohet ndeshja e tretë e Superligës së Kosovës, ku të shtunën do të përballet KF Llapi ndaj klubit Suharekas, FC Ballkanit, tashmë janë bërë të ditur edhe gjyqtarët të cilët do e gjykojnë këtë ndeshje.

Ndeshja e së shtunës në mes KF Llapit dhe FC Ballkanit do të zhvillohet në Podujevë duke filluar prej orës 16:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Kapiteni i Ballkanit i ka thirrur kolegët e klubit që të mobilizohen për të gjitha ndeshjet në këtë kampionat dhe të tregojnë rezultat sa më të mirë.

Ndërsa gjyqtarët që do e gjykojnë këtë ndeshje janë:
Gjyqtar: Selim Isufi, Asistent 1: Lumturije Muhadri, Asistent 2: Besnik Morina, Gjyqtar i katërt: Erdall Zasella, Vëzhgues i gjyqtarëve: Ergin Janovali, Delegat: Bajram Krasniqi dhe Sylejman Havolli.