FC Ballkani

Këta janë gjyqtarët që do e gjykojnë ndeshjen KF Dukagjini ndaj FC Ballkanit

Në këtë javë do të fillojë Ipko Superliga, ku të dielën do të përballet KF Dukagjini ndaj klubit Suharekas, FC Ballkanit, tashmë janë bërë të ditur edhe gjyqtarët të cilët do e gjykojnë këtë ndeshje.

Ndeshja e së dielës në mes KF Dukagjinit dhe FC Ballkanit do të zhvillohet në Klinë duke filluar prej orës 17:00, në stadiumin “18 Qershori”.

Kapiteni i Ballkanit i ka thirrur kolegët e klubit që të mobilizohen për të gjitha ndeshjet në këtë kampionat dhe të tregojnë rezultat sa më të mirë.

Ndërsa gjyqtarët që do e gjykojnë këtë ndeshje janë:
Gjyqtar: Genc Nuza, Asistent 1: Fatlum Berisha, Asistent 2: Granit Hyseni, Gjyqtar 4: Visar Kastrati, Vëzhgues i gjyqtarëve: Vehbi Brahimi dhe Delegat: Ali Shehu.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.