Katër sfida zhvillohen sot në futbollin kosovar, ndër ta edhe FC Ballkani ndaj FC Llapit

13.07.2019

Sot në futbollin kosovar do të zhvillohet katër sfida, ku të gjitha janë miqësore. FC Ballkani sot pret FC Llapin në stadiumin e Suharekës e cila është një ndeshje miqësore e cila pritet të fillojë nga ora 17:00. Po ashtu sfida tjetër miqësore do të zhvillohet në Prishtinë, ku Flamurtari do të luan ndaj skuadrës […]

Katër sfida zhvillohen sot në futbollin kosovar, ndër ta edhe FC Ballkani ndaj FC Llapit Foto: Ilustrim

Sot në futbollin kosovar do të zhvillohet katër sfida, ku të gjitha janë miqësore.

FC Ballkani sot pret FC Llapin në stadiumin e Suharekës e cila është një ndeshje miqësore e cila pritet të fillojë nga ora 17:00.

Po ashtu sfida tjetër miqësore do të zhvillohet në Prishtinë, ku Flamurtari do të luan ndaj skuadrës së Ulpianës në stadiumin ‘Xhemail Ibishi’.

Ndërsa sot do të zhvillohet edhe ndeshja Gjilani ndaj Dritës, por jo me rivalin lokal, por atë të Bogovinës, raporton GazetaOlle.

Po ashtu do të luaj edhe Vushtrria e Bekim Shotanit ndaj Trepçës, ku kjo ndeshje për Vushtrrinë është miqësorja e parë.

Orari i ndeshjeve:
FC Ballkani – FC Llapi, në ora 17:00;
Flamurtari – Ulpiana, në ora 17:00;
Gjilani – Drita (Bogovinë), në ora 17:00;
Trepça – Vushtrria, në ora 18:00.