Kapiteni i Ballkanit: Prishtina ekip që lufton për trofe, por ne kemi synim Evropën!

28.02.2020

Nesër në ‘Fadil Vokrri’ nga ora 17:00 do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të në Ipko Superligë të Kosovës, në mes të Prishtinës dhe Ballkanit. Para kësaj ndeshje, skuadra e Ballkanit ka mbajtur një konferencë për shtypë. Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha tha se Ballkani është një skuadër e re në Superligë, por që […]

Kapiteni i Ballkanit: Prishtina ekip që lufton për trofe, por ne kemi synim Evropën! Foto: Kapiteni i FC Ballkanit Visar Berisha dhe Trajner Ismet Munishi

Nesër në ‘Fadil Vokrri’ nga ora 17:00 do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të në Ipko Superligë të Kosovës, në mes të Prishtinës dhe Ballkanit.

Para kësaj ndeshje, skuadra e Ballkanit ka mbajtur një konferencë për shtypë.

Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha tha se Ballkani është një skuadër e re në Superligë, por që ka synimet e veta.

“Prishtina është një ekip që lufton për trofe, kurse ne jemi ekip i ri në elitë, ku kemi synimet e tona për të dal në Evropë, unë besoj në cilësinë tonë që do të ia arrimë të ja dalim”, tha kapiteni Visar Berisha.

Berisha, ka bërë thirrje që nesër në Prishtinë të jenë një numër i madh i tifozëve, kurse bën thirrje për ‘Xhebrailat’ që të jenë lojtari i tyre i 12-t.

Kurse, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi këtë duel e ka cilësuar si mjaft të vështirë, pasi Prishtina sipas tij është një skuadër që po luan mjaft mirë, raporton GazetaOlle.

“Për lojën brenda fushës unë personalisht pa modesti them se jemi skuadër e fortë por kemirespektin ndaj Prishtinës, sepse është skuadra më e trofeshme në vend dhe këtë edicion po tregon lojë cilësore, duke treguar edhe ngritje pas ardhjes së Dallkut, ku vërehet përmasimi te ta, por ne nuk do të fiksohemi dhe jemi optimist për këtë sfidë”, tha Munishi.

Në këtë takim, Munishi konfirmojë mungesën e Besnik Krasniqit i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Kurse, në fund, trajneri i Ballkanit tha se pritet të starton me tre mbrojtësit: Prekazi, Sinani e Prekazi, pasi sipas tij janë me shumë  përvojë./Gazeta Olle/