Ismet Munishi: Të bashkohemi për të ndihmuar financiarisht Beqirin!

Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Ishte si një “rrufe në qiell të hapur” rrëfimi i portierit Arben Beqiri për Gazetën Olle mbrëmë, ku bëri të ditur se është diagnostikuar me tumor në lukth.

Deklarata e tij tronditi opinionin por e bashkoi atë në mënyrë të jashtëzakonshme, që fuqishëm i dha mbështetjen morale gardianit mitrovicas, në këtë periudhë shumë të vështirë që po e kalon.

Pas publikimit të artikullit nga “Olle”, reagimi i mbarë komunitetit sportiv ishte mahnitës.

Sonte Ismet Munishi e ka dhënë një propozim interesant, me qëllim që Beqiri të ndihmohet nga Superliga.

🎬🍿 Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni nga premierat më të fundit botërore, deri tek filmat vendor që po vazhdojnë të korrin suksese.

Ai i ka dy kërkesa për Sindikatën e përgjumur të Futbollistëve të Kosovës.

Ndryshe, dje e sot, trajnerë, futbollistë, analistë, tifozë të shumtë, gazetarë e faqe të ndryshme në rrjetet sociale, i kanë dëshiruar shërim të shpejtë Beqirit, duke i dëshmuar që i qëndrojnë afër në këtë kohë delikate.