Ismet Munishi takohet në Turqi me legjendën e futbollit rumun, George Hagi

24.01.2020

Sot klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka zhvilluar ndeshjen e 4-të miqësore ndaj skuadrës nga Romania, FC Viitorul. ‘Luanët’ e Ismet Munishit shfaqën formë të lartë në këtë miqësore, kështu duke fituar me rezultat të thellë 4 – 1. Golat e kësaj miqësore i shënuan Artur Magani, Arbër Prekazi, Visar Berisha dhe Arbër Hoxha. […]

Ismet Munishi takohet në Turqi me legjendën e futbollit rumun, George Hagi Foto: Ismet Munishi dhe George Hagi (Facebook)

Sot klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka zhvilluar ndeshjen e 4-të miqësore ndaj skuadrës nga Romania, FC Viitorul.

‘Luanët’ e Ismet Munishit shfaqën formë të lartë në këtë miqësore, kështu duke fituar me rezultat të thellë 4 – 1.

Golat e kësaj miqësore i shënuan Artur Magani, Arbër Prekazi, Visar Berisha dhe Arbër Hoxha.

Po ashtu gjatë këtij duelit trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi ka takuar në Turqi legjendën e futbollit rumun, George Hagi.

Takimin me Hagin ishte nder për trajnerin kampion vjeshtor të elitës.

“Kënaqësi dhe nder i veqant ishte sot takimi dhe me George Hagi që ishte lojtar fantastik dhe emër i madh i futbollit Rumun dhe Botëror”, shkroi Munishi në Facebook.