Ismet Munishi nuk e “dhunoi” askënd për t’u dënuar me 4 ndeshje, ai është vlerë e Superligës

01.12.2019

Ismet Munishi ka marr një goditje nga Komisioni Disiplinor i FFK-së pasi është dënuar me katër ndeshje mos drejtim nga stoli të skuadrës së tij. E gjitha kjo vjen pas kartonit të kuq që tekniku prishtinas e mori në ndeshjen e xhiros së 16-të në Superligë ndaj Gjilanit, përcjellë Gazeta Olle. Për këtë temë ka […]

Ismet Munishi nuk e “dhunoi” askënd për t’u dënuar me 4 ndeshje, ai është vlerë e Superligës Foto: Ilustrim

Ismet Munishi ka marr një goditje nga Komisioni Disiplinor i FFK-së pasi është dënuar me katër ndeshje mos drejtim nga stoli të skuadrës së tij.

E gjitha kjo vjen pas kartonit të kuq që tekniku prishtinas e mori në ndeshjen e xhiros së 16-të në Superligë ndaj Gjilanit, përcjellë Gazeta Olle.

Për këtë temë ka reaguar futbollisti i Ferizajt, Taultant Dajaku, i cili pos tjerash ka shkruar se kush tenton ta kopjon Munishin do të mund të dal si kopje kineze.

Mesfushori drenicas po kalon një sezon edicion jo të mirë te Ferizaj, pasi pos renditjes në tabelë të skuadrës së tij, Dajaku nuk ka pasur edhe shumë minuta në dispozicion nga tekniku, Bekim Isufi.