Jetmir Topalli Ismet Munishi: Ky futbollist i Ballkanit ka dispozita të luajë në Premierligë

Foto: Ismet Munishi - Facebook

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në vitin 2020 ndaj Suedisë.

Dardanët pësuan humbje 1-0 ndaj Kombëtares Suedeze në Doha të Katarit.

Kombëtarja Kosovare, dje u paraqit me shumë futbollistë të rinj, ndërsa vlen të përmendet se sot luajtën edhe shumë futbollistë të Superligës së Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka lavdëruar tejmase yllin e skuadrës së tij, Jetmir Topalli.

🎬🍿 Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni nga premierat më të fundit botërore, deri tek filmat vendor që po vazhdojnë të korrin suksese.

“Jetmir Topalli ka dispozita të luajë edhe në Premierligë”, tha Munishi në RTK.

Tutje, Munishi pati fjalë pozitive edhe për futbollistët tjerë të Superligës që sot patën fatin të paraqiten në fanellën e Kosovës.