Ismet Munishi: Kjo skuadër mund ta fitojë Kupën e Kosovës!

02.12.2019

Trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi i cili së fundmi u dënua nga Komisioni Disiplinor me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub  për 4 ndeshje zyrtare. Prandaj Munishi mendon që Trepça ’89 mund ta fitojë Kupën e Kosovës. Sipas tij, skuadrës i duhen dy futbollistë në afatin kalimtar të janarit. “Nuk dua […]

Ismet Munishi: Kjo skuadër mund ta fitojë Kupën e Kosovës! Foto: Ilustrim

Trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi i cili së fundmi u dënua nga Komisioni Disiplinor me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub  për 4 ndeshje zyrtare.

Prandaj Munishi mendon që Trepça ’89 mund ta fitojë Kupën e Kosovës.

Sipas tij, skuadrës i duhen dy futbollistë në afatin kalimtar të janarit.

“Nuk dua t’i cek pozicionet, por nëse Trepça ’89 do t’i kishte dy futbollistë më me përvojë, do të ishte më lartë”, ka thënë Munishi në ‘Dueli Sportiv’.

Po ashtu ai tha se Trepça’89 ka lojë të bukur dhe kur luan ndaj tyre duhet koncentrim 90 minuta pasi kanë lojtarë cilësor.

“Kanë individë të mirë si Leart Emini, Arb Manaj, Gëzim Rusi dhe të them të drejtëm Shpëtim Idrizi ka bërë një punë të mirë dhe po ia kthen identitetin skuadrës”.

“Me një apo dy përforcime mund të konkurrojë për Kupën e Kosovës. Ka edhe traditë pasi në edicionin e kaluar ishte finalistë”, përfundoi Munishi.