Ismet Munishi: Futbollisti i vitit në Kosovë do të duhej të shpallej ky lojtar

Të premtën mbrëma u mbajt ceremonia për “Laureatët e vitit 2019”, ku futbollisti i vitit u zgjodh Vedat Muriqi.

Por trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi ka komentuar formacionin e vitit në Superligën e Kosovës, ku në këtë edicion klubi nga Suhareka është shpallur kampion vjeshtor.

Munishi për formacionin e vitit tha se të gjithë futbollistët të cilët janë në këtë formacion e meritojnë të jenë aty.

Por ai tha se ka diskutime, por mendoj që trofetë e fituara duhet të jenë përcaktues.

”Carioca ka luajtur shumë mirë, por unë preferoj Xhevdet Shabanin i cili është lojtari më i mirë në atë pozitë që 10 vjet”, u shpreh Munishi në “Dueli Sportiv”.

“Besoj që lojtari i vitit do të duhej të shpallej Blendi Baftiu, i cili ka qenë më i votuari”, tha trajneri i Ballkanit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.