23.08.2019, 9:20

Ismet Munishi e zbulon moton e FC Ballkanit për edicionin e ri

Edicionin e ri të Superligës së Kosovës, skuadra nga Suhareka, FC Ballkani e ka filluar me trajnerin e ri, Ismet Munishin, ku për këtë skuadër është hera e parë që drejtohet në Superligë nga Munishi.

Trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munsishi së fundmi ka zbuluar moton e klubit për këtë edicion.

“Do ta perfaqësojmë me dinjitet dhe krenari Suharekën dhe Ballkanin”, ka shkruar Munishi në rrjetin social Facebook.

Munishi më tej shkruajti se “Kjo është moto e jona për këtë edicion”.

Kujtojmë se Ballkani ka zhvilluar ndeshjen e parë në Superligë ndaj KF Dukagjinit ku përfundoi me rezultat baras ndërsa neser Ballkani zhvillon ndeshjen e dytë për këtë edicion ndaj Feronikelit.

LEXO EDHE:  Xhiro e 6-të në Superligë, Ballkani - Vushtrria
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.