Ish-lojtari i Ballkanit: Prishtina favorite ndaj klubit suharekas, ka më shumë eksperiencë

27.02.2020

Xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës pritet të nisë këtë fundjavë me përballjen ndërmjet Dritës dhe Drenicës. Por në këtë xhiro vëmendja është te derbi i së shtunës, ku do të përballet FC Prishtina ndaj FC Ballkanit. Derbi do të zhvillohet më 29 shkurt 2020, duke filluar prej orës 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” […]

Ish-lojtari i Ballkanit: Prishtina favorite ndaj klubit suharekas, ka më shumë eksperiencë Foto: Ilustrim

Xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës pritet të nisë këtë fundjavë me përballjen ndërmjet Dritës dhe Drenicës.

Por në këtë xhiro vëmendja është te derbi i së shtunës, ku do të përballet FC Prishtina ndaj FC Ballkanit.

Derbi do të zhvillohet më 29 shkurt 2020, duke filluar prej orës 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” – Prishtinë.

Ky derbi ka filluar të “nxehet” përmes komenteve në rrjetet sociale duke “thumbuar” njëra-tjetrën.

Berat Hyseni si një nga futbollistët që ka bërë karrierë në të dy klubet, si te Prishtina ashtu edhe te Ballkani, ai ka komentuar këtë ndeshje.

Hyseni për klubin suharekas kishte luajtur për një vit.

Ai ka dhënë një mendim për derbin që zhvillohet të shtunën.

“Do të jetë një ndeshje e fortë. Normalisht që do ta shikoj, kësaj radhe nga TV-ja pasi jam në Londër”, deklaroi Hyseni.

“Ballkani është rritur në organizim në vitet e fundit dhe kanë një skuadër të mirë aktualisht”.

“Prishtina vazhdon të mbetet e fortë dhe në çdo vit lufton për titull”.

“Duket parë skuadrat dhe renditjen besoj që ndeshjen do ta fitojë Prishtina, pasi ka më shumë eksperiencë në ndeshje të tilla”, ka thënë Hyseni, për Telegrafin.