Hoxha i Ballkanit: Josa luante futboll mbrojtës, kjo Prishtinë luan ndryshe dhe është shumë e fortë!

24.02.2020

Arbër Hoxha e vlerëson shumë pozitive formën e Prishtinës në stinorin pranveror. Sipas tij, prishtinasit po tregojnë futboll më të mirë. Hoxha tha se sa ishte pjesë e Prishtinës, Mirel Josa luante futboll defanziv. “Më parë me Josën, Prishtina fokusohej më shumë në mbrojtje, ndërsa tani ka ndryshuar”, deklaroi Hoxha. “I njoh 80% të futbollistëve […]

Hoxha i Ballkanit: Josa luante futboll mbrojtës, kjo Prishtinë luan ndryshe dhe është shumë e fortë! Foto: Arbër Hoxha

Arbër Hoxha e vlerëson shumë pozitive formën e Prishtinës në stinorin pranveror.

Sipas tij, prishtinasit po tregojnë futboll më të mirë.

Hoxha tha se sa ishte pjesë e Prishtinës, Mirel Josa luante futboll defanziv.

“Më parë me Josën, Prishtina fokusohej më shumë në mbrojtje, ndërsa tani ka ndryshuar”, deklaroi Hoxha.

“I njoh 80% të futbollistëve të Prishtinës pasi që kam luajtur aty. Ata janë aty ku janë me plot meritë”.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Prishtinës, mirëpo unë do të jap maksimumin për të fituar këtë takim”, shtoi ai.