Hidhet shorti për ndeshjet çerekfinale, ja me kë do të përballet FC Ballkani

Është bërë hedhja e shortit për Kupën e Kosovës në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku ky short ka sjellur mjaft ndeshje interesante.

Shorti i cili u hodh sot është për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Klubet kosovare të cilat ishin pjesëmarrëse në këtë short ishin: Drenica, Dukagjini, Liria, Prishtina, Gjilani, Ballkani, Feronikeli dhe Vushtrria.

Ky short ka sjellur derbin e këtij edicioni, ku do të përballet FC Ballkani ndaj Dukagjinit.

Megjithatë, ndeshjet do të zhvillohen më 8 dhe 9 shkurt të vitit 2020.

Çerekfinalet do të zhvillohen vetëm me nga një ndeshje, pra me sistem eliminimi.

SHORTI:

Drenica – Gjilani

Dukagjini – Ballkani

Liria – Feronikeli

Prishtina – Vushtrria. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.