Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, super-përballje mes FC Ballkanit dhe Trepçës ’89

03.12.2019

Është mbajtur hedhja e shortit për Kupën e Kosovës në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku ky short ka sjellur mjaft ndeshje interesante. Shorti i cili u hodh sot është i rrethit të tretë të këtij kompeticioni. Klubet kosovare të cilat ishin pjesëmarrëse në këtë short ishin: Dukagjini, Ferizaj, 2 Korriku, Vitia, […]

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, super-përballje mes FC Ballkanit dhe Trepçës ’89 Foto: Ilustrim

Është mbajtur hedhja e shortit për Kupën e Kosovës në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku ky short ka sjellur mjaft ndeshje interesante.

Shorti i cili u hodh sot është i rrethit të tretë të këtij kompeticioni.

Klubet kosovare të cilat ishin pjesëmarrëse në këtë short ishin: Dukagjini, Ferizaj, 2 Korriku, Vitia, Liria, Feronikeli, Dardana, Ballkani, Gjilani, Trepça ’89, Vushtrria, Prishtina, Drenica, Trepça, A&N dhe Arbëria.

Ky short ka sjellur derbin e këtij rrethi, ku do të përballet FC Ballkani ndaj Trepçës ’89.

Ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës zhvillohen gjatë vikendit të ardhshëm.

Edhe ky rreth në Kupën e Kosovës, zhvillohet me një ndeshje.

SHORTI:

Feronikeli – A&N
Drenica – Dardana
Vitia – Dukagjini
Trepça – Vushtrria
Gjilani – 2 Korriku
Arberia – Prishtina
Ballkani – Trepça ’89
Liria – Ferizaj.