Gjyqtarët e xhiros së 15-të: Ja kujt iu besua derbi Trepça ’89 – FC Ballkani

09.11.2019

Java e 15-të e Superligës së Kosovë në futboll pritet të sjellë disa ndeshje tejet interesante. Gara tashmë ka hyrë në një fazë shumë interesante dhe klubet nuk kanë komoditet të humbasin pikë. Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar “këmishzinjtë” që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave. Tefik Maloku do ta drejtojë […]

Gjyqtarët e xhiros së 15-të: Ja kujt iu besua derbi Trepça ’89 – FC Ballkani Foto: Ilustrim

Java e 15-të e Superligës së Kosovë në futboll pritet të sjellë disa ndeshje tejet interesante. Gara tashmë ka hyrë në një fazë shumë interesante dhe klubet nuk kanë komoditet të humbasin pikë.

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar “këmishzinjtë” që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave.

Tefik Maloku do ta drejtojë derbin ndërmjet Trepça ’89 dhe FC Ballkanit që do të zhvillohet nesër.

Maloku do të ndihmohet nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtarë i katërt.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Afrim Haliti si dhe delegat do të jetë Ali Shehu.

Kujtojmë se ndeshja Trepça ’89 – FC Ballkani do të zhvillohet nesër (e dielë) më 10 nëntor 2019 duke filluar prej orës 13:00 në stadiumin “Riza Lushta” – Mitrovicë.