20.09.2019, 23:11

Gjyqtarët e ndeshjes Ballkani – Vushtrria

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka deleguar ‘këmishëzinjtë’ që do ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së gjashtë të Superligës.

‘Bilbili’ kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen derbi të javës ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit i është besuar Dardan Çakës.

Gjyqtari nga Vushtrria do të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, kurse Selim Isufi do të jetë gjyqtarët i katërt.

Ndërsa gjyqtari kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshje FC Ballkani – Vushtrria do të jetë Alban Shala, Asistent 1: Driton Preniqi, Asistent 2: Fatlum Jashari, Gjyqtari i katërt: Erdall Zasella, Vëzhgues i gjyqtarëve: Zenel Qorraj, Delegat: Afrim Nebihu.

Treshja e FIFA-s me në krye Genc Nuzën dhe asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do të gjykojnë ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Trepçë ’89.

Gjyqtarët i katërt në këtë ndeshje do të jetë Arben Halilaj. 

Më poshtë i gjeni edhe të deleguarit e tjerë për ndeshjet e këtij vikendi:

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.