03.11.2019, 9:25

Fuqia e FC Ballkanit bën që të shkëputet nga skuadrat e tjera në tabelën e Superligës

Fitorja në udhëtim ndaj Feronikelit (2-0) i ka mundësuar Ballkanit shkëputjen në klasifikim prej pesë pikësh nga ndjekësit e parë Gjilanit dhe Dritës, skuadra këto që ndeshjen e javës së trembëdhjetë e zhvillojnë të dielen.

Tashmë skuadra e Ismet Munishit është ekipi që ka regjistruar më së shumti fitore (9) këtë edicion në Superligë dhe më së shumti gola të realizuar (23).

Prishtina regjistron edhe barazimin e tretë këtë edicion dhe me 24 pik renditet në vendin e katërt.

Ndërkohë, Trepça ’89 falë fitores ndaj Vushtrrisë në shtëpi, tani ka numër të njejtë të pikëve me Feronikelin (19).

Dukagjini dhe Vushtrria vazhdojnë të mbeten në fundin e tabelës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.