[FOTO] FC Ballkani në stërvitje për ndeshjet e Superligës së Kosovës

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka filluar trajnimet për sfidat e ardhshme të Superligës së Kosovës njëashtu edhe për Kupën e Kosovës.

FC Ballkani ka realizuar seancën stërvitore para ndeshjes me Drenicën në Superligë të Kosovës.

Superliga e Kosovës do të fillojë këtë fundjavë, ku FC Ballkani do të përballet ndaj Drenicës të shtunën me fillim prej orës 13:00.

Përmes disa fotove të publikuar nga faqja zyrtare e FC Ballkanit shihen lojtarët duke u stërvitur në stadiumin e qytetit në Suharekë.