Formacioni i vitit 2019, 43 lojtarë morën vota, ylli i Ballkanit i pakonkurencë

Të premten mbrëma më 20 dhjetor u mbajt ceremonia “Laureatët e Vitit 2019” e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Në mesin e shumë çmimeve që u dhanë në këtë gala mbrëmje ishte edhe ai për futbollistët më të mirë që zunë vend në formacionin e vitit.

12-të trajnerë të Superligë votuan për futbollistët aktual me preferenca personale. Nga votat e trajnerëve që ka siguruar Gazeta “SHESHI” del të jenë votuar gjithsej 43 futbollistë.

Më së shumti vota ka mbledhur Blendi Baftiu. Futbollisti i Ballkanit u votua dhjetë herë nga trajnerët e Superligës. Vetëm Gentjan Mezani nuk e votoi yllin e ri të Ballkanit, si dhe Ismet Munishi, i cili nuk pati të drejtë të votojë lojtarët e tij.

Visar Bekaj dhe Xhevdet Shabani ishin poashtu në mesin e tre futbollistëve më të votuar, duke marrë gjithsej 9 vota.

Të votuar ishin edhe Albert Dabiqaj që mori tetë vota dhe Arbër Prekazi shtatë vota, ndërkohë gjithë futbollistët tjerë morën nga gjashtë vota.

17 lojtarë morën nga një votë, gjashtë të tjerë morën nga dy vota, tre lojtarë nga tri vota dhe dy të tjera nga katër vota.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.