Flet Arbër Hoxha: Fitorja ndaj Feronikelit, ndeshja ndaj Llapit e synimet me Ballkanin

28.08.2019

Ballkani është lider i Superligës pas dy xhirosh të zhvilluara. Një fitore e një barazim kanë bërë që skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi t’i prij renditjes tabelare, shkruan Gazeta Olle. E një nga futbollistët që po shkëlqen në fanellën e Ballkanit padyshim që është, Arbër Hoxha. Ndeshja e fundit ndaj Feronikelit? “Ndaj Feronikelit ishte […]

Flet Arbër Hoxha: Fitorja ndaj Feronikelit, ndeshja ndaj Llapit e synimet me Ballkanin Foto: Ilustrim

Ballkani është lider i Superligës pas dy xhirosh të zhvilluara.

Një fitore e një barazim kanë bërë që skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi t’i prij renditjes tabelare, shkruan Gazeta Olle.

E një nga futbollistët që po shkëlqen në fanellën e Ballkanit padyshim që është, Arbër Hoxha.

Ndeshja e fundit ndaj Feronikelit? “Ndaj Feronikelit ishte shumë e vështir, ju qasëm ndeshjes me seriozitet maksimal nga minuta e parë dhe në fund arritëm atë që dëshiruam, pra ti merrnim tre pikë”.

E Ballkani në fundjavë takohet ndaj Llapit.

“Të luash ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” është e vështir, jemi duke punuar mjaft shumë për atë takim, neve na mbetet ta japim më të mirën dhe shpresojmë të dalim me pikë të plota nga kjo ndeshje”, tha hoxha.

Tutje futbollisti i talentuar nga Istogu ka folur për synimet e tij këtë vit te Ballkani, raporton GazetaOlle.

“Synimi im kryesor dhe i klubit është të dalim në kupat e Evropës dhe shpresoj që në fund të arrijmë këtë objektiv së bashku”, përfundoi Hoxha.