Fjalimi emocionues i Ismet Munishit para ndeshjes me Prishtinën

Fjalimi emocionues i Ismet Munishit para ndeshjes me Prishtinën

Të shtunën (nesër) do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të FC Prishtina ndaj FC Ballkanit, në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku sot FC Ballkani do të vendoset në Hotelin Emerald dhe do të ketë konferencë për media.

Kjo ndeshje për FC Ballkanin vlerësohet si më e rëndësishmja për kampionatin.

Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha pret një paraqitje të mirë nga skuadra e tij ndaj Prishtinës.

Po ashtu trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi ka mbajtur një fjalim para lojtarëve për rëndësinë e këtij derbi.

“Ata e kanë një stil që mundohen me na nënçmu, jo është derbi, jo s’është derbi. Kjo nuk është problem i yni. Por, a është derbi a s’është derbi, këtë e tregon interesimi i mediave, i publikut dhe opinionit”, ka thënë fillimisht Munishi para futbollistëve të tij

“Ne kemi marrë masat që i kemi marrë edhe presim ndeshjen me optimizëm. Mos harroni ne jemi skuadra më e mirë në Kosovë për momentin dhe duhet ta ruajmë markën, brendin tonë që e kemi krijuar me punë dhe sakfirificë. Edhe ju individualisht duhet të tregoni çfarë vlera, kjo është me rëndësi. Duhet të mësoheni me këto lojëra, duhet të mësoni të përballoheni me presioninm gjithmonë duke respektuar edhe kundërshtarin sepse edhe kundërshtari i ka vlerat e veta. Por, në asnjë moment me respektu më tepër se që duhet. Për shkak të ndeshjeve si kjo luhet futbolli. Duhet me punu shumë për me ardhë në nivel për me lujt kësi ndeshje, falë Zotit ju e keni mbërri këtë nivel. Edhe djem duhet t’i shijoni këto momente. Duhet të merrni energjinë më të mirë nga këto momente”, është shprehur Munishi para lojtarëve të Ballkanit, raporton Zeri.info

RAPORTO