17.09.2019, 17:29

FFK publikon zyrtarët e javës së pestë, ja kush e gjykon ndeshjen Gjilani – Ballkani

IPKO Superliga e Kosovës në futboll, kthehet këtë javë me ndeshjet e javës së pestë.

Tashmë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka publikuar zyrtarët e kësaj xhiro, që nis nesër pasdite më ndeshjen SC Gjilani – FC Ballkani, takim ky që luhet në Gjilan, e që gjykohet nga Fatmir Tahiri.

Joshëse pritet të jetë edhe derbi mes Llapit dhe Dritës do të gjykohet nga Besfort Kasumi, ndërsa derbi tjetër mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës nga Tefik Maloku.

Ndeshja e së mërkures në mes SC Gjilanit dhe FC Ballkanit do të zhvillohet në Gjilan duke filluar prej orës 16:00, në stadiumin “Agim Ramadani – Katana”.

LEXO EDHE:  FFK publikon gjyqtarët e ndeshjes Drita - Ballkani

Ndërsa gjyqtarët që do e gjykojnë këtë ndeshje janë:
Gjyqtar: Fatmir Tahiri, Asistent 1: Besnik Morina, Asistent 2: Meriton Berisha, Gjyqtar 4: Bardh Ajeti, Vëzhgues i gjyqtarëve: Ergin Janovali dhe Delegat: Xhafer Dobra.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.