FFK publikon gjyqtarët e ndeshjes Drita – Ballkani

17.10.2019

Emocionet e elitës së futbollit tonë rikthehen nesër me ndeshjet e javës së 10-të. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar zyrtarët e kësaj fundjave. Përballja mes Dukagjinit dhe Vushtrrisë, hap ndeshjet e javës së 10-të, sfidë kjo që luhet nesër. Të premten pasdite luhet zhvillohet edhe dueli mes Feronikelit dhe Gjilanit, ndeshje kjo […]

FFK publikon gjyqtarët e ndeshjes Drita – Ballkani Foto: Ilustrim

Emocionet e elitës së futbollit tonë rikthehen nesër me ndeshjet e javës së 10-të. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar zyrtarët e kësaj fundjave.

Përballja mes Dukagjinit dhe Vushtrrisë, hap ndeshjet e javës së 10-të, sfidë kjo që luhet nesër. Të premten pasdite luhet zhvillohet edhe dueli mes Feronikelit dhe Gjilanit, ndeshje kjo tejet e rëndësishme pasi të dy skuadrat janë në “luftë” për kreun e tabelës. Këtë ndeshje do ta gjykojë Tefik Maloku.

Krahas takimeve Dukagjini-Vushtrria dhe Nikli-Gjilanit, luhet edhe dueli mes Llapit dhe Trepçës ’89, transmeton RTK

Ndërkaq, të shtunën luhet përballja mes Flamurtarit dhe Drenicës. E kryederbi i kësaj fundjave luhet të dielën në Gjilan, ku ballafaqohen dy rivalët në garën për kreun e tabelës, Drita dhe Ballkani. Arbitri Besfort Kosumi do të ndajë drejtësinë në këtë sfidë që parashikohet të sjellë futboll cilësor.

E diela pasdite sjellë edhe sfidën mes Ferizajt dhe Prishtinës.