24.08.2019, 19:07

Ferronikeli ‘gjunjëzohet’ në Suharekë

Kampioni në fuqi u befasua në Suharekë nga Ballkani me rezultat 3-1.Vendasit, që barazuan në ndeshjen e parë pa gola ndaj Dukagjinit, e nisën furishëm takimin duke shënuar me Blend Baftiun (5’).

Kur pritej që mysafirët të reagonin, një ndërhyrje e gabuar e Prekazit ndaj Topallit për gjyqtarin Tefik Maloku ishte penallti që në gol e konvertoi Besnik Krasniqi (19’) për 2-0.

Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra nga Drenasi ngushtoi diferencën me Haxhi Neziraj (49’), por talenti në formë Baftiu (53’) realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Ballkani tashmë tubon katër pikë, kurse Feronikeli mbetet me tre sosh. Skuadra e Ismet Munishit i ka dhënë leksion kampionit aktual duke e mposhtur me lojë dhe rezultat.

LEXO EDHE:  Sot mbyllet java e gjashtë e Superligës së Kosovës, derbi Ballkani - Vushtrria
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.