FC Ballkani

FC Ballkani vazhdon bashkëpunimin me Edi Maksutaj edhe për 3 vite

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin edhe për 3 vite të tjera me Edi Maksutaj.

Edi Maksutaj vjen me shije kampioni, futbollisti i cili dha kontribut të madh sezonin e kaluar në inkuadrimin e Juniorëve në Superligë si dhe me ekipin e Seniorëve.

FC Ballkani ka vazhduar bashkëpunimin me Edin për 3 vite, këmbëshpejtë dhe shumë premtues.

FC Ballkani po shpreson se Edi do të jetë një ndër futbollistët në të cilët do të bazohet e ardhmja e klubit dhe futbollit në përgjithësi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.