FC Ballkani vazhdon bashkëpunimin afatgjat me 6 lojtarë

30.11.2019

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani është duke përjetuar një sukses të shkëlqyeshme falë futbollistëve cilësor. Sot FC Ballkani në krye me Ismet Munishin ka vedosur që të vazhdojë bashkëpunimet afatgjate me 6 lojtarë. Synimet drejt sukseseve kulminante nuk mund të bëhen pa futbollistët cilësor, tani të dëshmuar, siç janë: Visar Berisha, Blend Baftiu, Ramiz […]

FC Ballkani vazhdon bashkëpunimin afatgjat me 6 lojtarë Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani është duke përjetuar një sukses të shkëlqyeshme falë futbollistëve cilësor.

Sot FC Ballkani në krye me Ismet Munishin ka vedosur që të vazhdojë bashkëpunimet afatgjate me 6 lojtarë.

Synimet drejt sukseseve kulminante nuk mund të bëhen pa futbollistët cilësor, tani të dëshmuar, siç janë: Visar Berisha, Blend Baftiu, Ramiz Bytyqi, Jetmir Topalli, Kushtrim Gashi dhe Edvin Kuc.

Duke marrë për bazë se këta futbollist e kanë dëshmuar se me punë, pasion dhe përkushtim kanë mbrojtur ngjyrat portokalli, klubi FC Ballkani me mirëkuptim dhe vullnet të dyanshëm ka vazhduar bashkëpunimin afatgjatë me të lartpërmendurit nën këto afate dhe korniza të listuara më poshtë:

– Visar Berisha 2022
– Blend Baftiu 2021
– Ramiz Bytyqi 2024
– Jetmir Topalli 2021
– Kushtrim Gashi 2022
– Edvin Kuc 2021

Me këtë lajm ju premtojmë se ende nuk kemi treguar më të mirën, duke ju siguruar se FC Ballkani ka ende për të shfaqur ndeshje të bukura nëpër stadiume brenda dhe jashtë vendit.