FC Ballkani do ta përfaqësojë në Superligë Rrafshin e Dukagjinit

Ballkani i Suharekës do të merrë pjesë përsëri në Superligën e Kosovës në futboll.

FC Ballkani dhe Dukagjini i Klinës janë kthyer në kohën kur regjioni, Rrafshi i Dukagjinit, ka përfaqësim fare të vogël në elitën e futbollit kosovar.

Kështu Dukagjinit dhe Ballkanit të Suharekës u bie barra për të përfaqësuar denjësisht në Superligë rajonin e madh të Rrafshit të Dukagjinit, që përbën rreth 40 për qind të vendit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Klina e Suhareka janë prej qendrave të vogla të Rrafshit të Dukagjinit, por për futboll aktualisht kanë lënë në hije qendrat e mëdha si Peja, Gjakova e Prizreni.

Këto tri qytete të mëdha vlerësohen me peshë të madhe edhe për futbollin, por Besa, Vëllaznimi e Liria në edicionin 2019\2020 do të luajnë në Ligën e Parë, përkatësisht në kategorinë e dytë.

Besa e Vëllaznimi ishin pranë të kthehen në elitë, por i humbën ndeshjet e barazhit nga Gjilani e Trepça ’89. Liria ishte në elitë, por ra në Ligën e Parë.

Dukagjini përfundoi edicionin në vendin e dytë në Ligën e Parë dhe kështu së bashku me Vushtrrinë u kthyen në elitë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.