FC Ballkani sot fillon fazën përgatitore

Skuadra e Suharekës, FC Ballkani nga sot pritet që të fillojë me fazën përgatitore.

FC Ballkani ka njoftuar se pas një pushimi 2 javor dhe pas ndryshimeve në shtabin teknik, skuadra do të rikthehet për të mbushur bateritë për edicionin e ri garues.

Drejtuesit e skuadrës pas konsultimeve edhe me trainerin Ismet Munishi, kanë vendosur që sot duke filluar nga ora 10:00, të nisin fazën përgatitore.

Stërvitja e sotme do të jetë edhe stërvitja e parë me skuadrën tonë për trainerin e sapo emëruar, z.Ismet Munishi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.