15.07.2019, 20:17

FC Ballkani shënon fitore në miqësoren ndaj KF Drenicës

Ka përfunduar ndeshja miqësore ku luajtën KF Drenica ndaj FC Ballkanit.

Ndeshja e luajtur në stadiumin e Skenderajt me fillim nga ora 17:00, tani më përfundoi gjithçka në favor të Ballkanit, ku ekipi vendas pësoi humbje me rezultat 1-2.

Për skuadrën nga Suhareka shënuan dy yjet e skuadrës, Blend Baftiu dhe Edvin Kuc.

Kurse golin e vetëm për KF Drenicën e shënoi Diar Mustafa.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Kujtojmë se sot kjo ndeshje ishte ndeshja e katërt miqësore e FC Ballkanit ndaj skuadrave të Kosovës, ku ndeshjen e parafundit e zhvilloi ndaj KF Llapit, e cila kjo ndeshje përfundoi me rezultat baras 2-2.

LEXO EDHE:  Tabela pas dy takimeve të djeshme: Ballkani lider, Gjilani pikët e para këtë edicion
/SuharekaOnline/