FC Ballkani shënon fitore bindëse në duelin ndaj Vushtrrisë

23.09.2019

Tashmë ka përfunduar ndeshja e zhvilluar në Suharekë ku u përballen FC Ballkani ndaj Vushtrrisë, ku vendasit shënuan fitore bindëse. Ballkani ka shënuar një fitore bindëse në duel me Vushtrrinë në Suharekë në kuadër të xhiros së gjashtë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. ‘Luanët’ e Ismet Munishit kanë fituar me rezultat të thellë […]

FC Ballkani shënon fitore bindëse në duelin ndaj Vushtrrisë Foto: Ilustrim

Tashmë ka përfunduar ndeshja e zhvilluar në Suharekë ku u përballen FC Ballkani ndaj Vushtrrisë, ku vendasit shënuan fitore bindëse.

Ballkani ka shënuar një fitore bindëse në duel me Vushtrrinë në Suharekë në kuadër të xhiros së gjashtë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

‘Luanët’ e Ismet Munishit kanë fituar me rezultat të thellë 5:2, në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë.

Visar Berisha i kaloi suharekasit në epërsi me golin e shënuar me kokë në minutën e 16-të.

Derisa Drilon Fazliu barazoi rezultatin në minutë e ’40-të.

E me të filluar pjesa e dytë, respektivisht në minutën e 48-të, Jetmit Topalli e riktheu epërsinë e ekipit vendës.

Mbrojtësi Berisha e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për FC Ballkanin në minutën e 60-të.

E golin e katërt për ekipin e Ismet Munishit e shënoi Arbër Hoxha në minutën e ’70.

Paolo Matheus e ngushtoi epërsinë e vendësve duke shënuar me kokë në minutnë e 85-të.

Kurse, Ermal Krasniqi e shënoi golin e pestë të Ballkanit në minutën e 89-të.