FC Ballkani rikthen në klub futbollistin që e largoi për spiunazh

Ballkani kishte larguar në afatin kalimtar të janarit futbollistin Durim Gashi.

Ky i fundit dyshohet se kishte spiunuar klubin dhe kështu ishte larguar për motive disiplinore.

Çuditërisht, Ballkani ka kthyer në skuadër Gashin.

Ai është prezantuar sot në ambientet e klubit.

Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit në Facebook.

“Përforcimet e skuadrës për edicionin garues 2019/2020 po e fillojmë me rikthimin në skuadër të mesfushorit Durim Gashi.

Durimi u largua nga skuadra jonë në afatin kalimtar të dimrit,por tani është rikthyer sërish dhe është vënë menjëher nën urdhërat e trainerit Ismet Munishi”, njofton Ballkani./Gazeta Olle/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.