FC Ballkani publikon lojtarët e licensuar për sezonin 2019/2020

17.08.2019

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani ka bërë maksimumin që nën drejtimin e kryetrajnerit Ismet Munishi të përgatitet sa më mirë për edicionin garues 2019/2020. Kjo skuadër sot përmes një postimi në facebook ka publikuar lojtarët të cilët janë të licensuar për sezonin 2019/2020. Në radhë të parë FC Ballkani i ka falënderuar futbollistët të cilët […]

FC Ballkani publikon lojtarët e licensuar për sezonin 2019/2020 Foto: Ilustrim

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani ka bërë maksimumin që nën drejtimin e kryetrajnerit Ismet Munishi të përgatitet sa më mirë për edicionin garues 2019/2020.

Kjo skuadër sot përmes një postimi në facebook ka publikuar lojtarët të cilët janë të licensuar për sezonin 2019/2020.

Në radhë të parë FC Ballkani i ka falënderuar futbollistët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në sezonin paraprak, duke iu uruar suksese në karrierë.

Duke marrë për bazë të dhënat e thjeshta statistikore, tek FC Ballkani kanë ndodhur 14 shkuarje të futbollistëve nga klubi dhe po aq ardhje. Andaj, i bie që bilanci i shkuarjeve dhe ardhjeve është krejtësisht natyral.

Lojtarët e licensuar të FC Ballkanit për sezonin 2019/2020 janë: Visar Berisha, Elbasan Gashi, Ramiz Bytyçi, Albin Berisha, Edi Maksutaj, Endrit Asllanaj, Armend Ruxhi, Uran Shala, Besnik Krasniqi, Arbër Potoku, Albin Kapra, Arbër Hoxha, Artur Magani, Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Durim Gashi, Edmond Turku, Edvin Kuc, Effa Lazzare Tristan Dylan, Egzon Sinani, Ermal Krasniqi, Flamur Gashi, Jetmir Topalli, Kushtrim Gashi, Marius Stephane, Tarik Cmajcanin, Liridon Fetahaj.