FC Ballkani numëron ardhjet e fundit në këtë afat kalimtar

FC Ballkani numëron ardhjet e fundit në këtë afat kalimtar
Çlirim Gashi

17.08.2019 / Ballkani

FC Ballkani ka bërë maksimumin që nën drejtimin e kryetrajnerit Ismet Munishi të përgatitet sa më mirë për edicionin garues 2019/2020.

Në radhë të parë FC Ballkani ka falënderuar futbollistët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në sezonin paraprakë, duke iu uruar suksese në karrierë.

Futbollistët që dhanë kontributin e tyre në sezonin paraprakë janë: Ilir Gegaj, Leutrim Gashi, Besnik Beqiraj, Borche Manevski, Leart Emini, Visar Sahiti, Bajram Nebija, Aldin Adzovic, Bledar Hajdini, Victor Shevchenko, Gentian Elezaj, Dardan Jashari, Ledion Muçaj, Almir Ajzeraj.

Po ashtu, FC Ballkani ka numëruar edhe ardhjet e fundit në klub në këtë afat kalimtar të cilët janë: Flamur Gashi, Arbër Hoxha, Kushtrim Gashi, Edmond Turku, Albin Berisha, Durim Gashi, Albin Kapra, Egzon Sinani, Artur Magani, Effa Lazare Tristan Dylan, Marius Stephane Tatkeu Yimkoua, Bleon Sekiraqa, Ermal Krasniqi, Liridon Fetahaj.

Duke marrë për bazë të dhënat e thjeshta statistikore, tek FC Ballkani kanë ndodhur 14 shkuarje të futbollistëve nga klubi dhe po aq ardhje. Andaj, i bije që bilanci i shkuarjeve dhe ardhjeve është krejtësisht natyral.

Futbollistët të cilët kanë shkuar nga klubi kanë pasur moshën mesatare 27 vjeçare, ndërsa ardhjet kanë moshën mesatare 23 vjeçare. Përveç bilanceve të cilët janë pozitive nga këto lëvizje që kanë ndodhur, klubi ka përfituar në moshë mesatare të futbollistëve të cilët i’u janë bashkangjitur klubit duke i dhënë klubit optimizëm se mund të llogaritë tek ta për një kohë të gjatë.

Gjithashtu, Ballkani ka vazhduar kontratat afatgjatë me lojtarët premtues: Edi Maksutaj, Endrit Asllanaj, Dren Morina, Arbnor Halitjaha, Lindon Emërllahu.

Përveç ekipit të parë FC Ballkani ka bërë prurje edhe te kategoria e juniorëve, duke sjellë në radhe të veta, futbollistët si: Ermir Abazi, Leonard Shala, Art Abazi.

RAPORTO