FC Ballkani nuk mendon për transferime në afatin kalimtar të janarit

03.12.2019

Befasia më e këndshme e këtij sezoni në Superligë, Ballkani, është shpallur kampion vjeshtor. Skuadra e Ismet Munishit ka grumbulluar 34 pikë në 17 ndeshje, dy më shumë se ndjekësi i parë, Gjilani. Për shkak të komponimit shumë të mirë të ekipit, Ballkani nuk po mendon për transferime në janar. Në një prononcim për gazetën, […]

FC Ballkani nuk mendon për transferime në afatin kalimtar të janarit Foto: Ilustrim

Befasia më e këndshme e këtij sezoni në Superligë, Ballkani, është shpallur kampion vjeshtor.

Skuadra e Ismet Munishit ka grumbulluar 34 pikë në 17 ndeshje, dy më shumë se ndjekësi i parë, Gjilani.

Për shkak të komponimit shumë të mirë të ekipit, Ballkani nuk po mendon për transferime në janar.

Në një prononcim për gazetën, menaxheri i përgjithshëm i klubit, Arben Osmani, deklaroi që trajneri Ismet Munishi është i kënaqur me potencialin që ka skuadra.

“Njëherë për njëherë nuk kemi diskutuar për ndonjë transferim në afatin kalimtar të janarit”, deklaroi Osmani për Gazetën Olle.

“Kemi biseduar me trajnerin Ismet Munishi dhe ai na ka thënë se është i kënaqur me kontingjentin e futbollistëve që ka tani për tani”, shtoi Osmani.

Përgjithësisht ishte një stinor fantastik i suharekasve, të cilët në 17 ndeshje kanë shënuar 10 fitore, kanë marrë katër barazime dhe kanë pësuar tri disfata.

Kujtojmë që në shortin e Kupës së Kosovës që u mbajt sot, Ballkani “peshkoi” Trepcën ’89.

Ndeshja mes tyre zhvillohet në fundjavë./Gazeta Olle/