FC Ballkani njofton tifozët për kartelat vjetore

FC Ballkani njofton tifozët për kartelat vjetore

Pas interesimit të shtuar nga dashamirët e klubit, Fc Ballkani njofton se kanë vendosur që t’i furnizojnë të gjithë të interesuarit me kartela vjetore.

Përveç lehtësisë që ofron kartela, ajo ka edhe simbolikën e përkushtimit të individit ndaj klubit. Andaj, ju lutemi që t’i përgjigjeni kësaj oferte.

Të interesuarit duhet të bëjnë pagesën në numrin e xhirollogarisë së klubit, duke shenjuar në përshkrim:

  • Emrin, Mbiemrin, numrin personal
  • Qëllimi: Për kartelë vjetore.
  • Xhirollogaria Klubi i Futbollit FC Ballkani, Banka Kombëtare Tregtare (BKT): 1905001269031120
  • Çmimi i biletës vjetore është 40 euro.
    Dëshminë e pagesës mund ta dërgoni në: fcballkani1947@gmail.com ose
    në Inbox-in e Facebookut të klubit, por edhe në mënyrë fizike ne zyret e klubit. Gjithashtu, pagesën mundeni me kry tek arkëtari në zyrët e klubit me para të gatshme.

Sinqerisht,
FC Ballkani

RAPORTO