FC Ballkani njoftim për derbin ndaj FC Prishtinës

Klubi futbollistik nga Suhareka, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë një njoftim për derbin ndaj Prishtinës që zhvillohet të shtunën, më 29 shkurt.

Duke marrë për bazë se po afrohet derbi i Superligës Prishtina – Ballkani, klubi suharekas ka njoftuar se është duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme teknike dhe sportive për tu përgatitur sa më mirë për këtë sfidë, ku në kuadër të kësaj situate që bartë një ndeshje derbi FC Ballkani do të dërgoj klubin në karantinë.

Po ashtu Ballkani ka shkruar se: “Klubi vendoset në hotel Emerald një ditë para ndeshjes, më datë 28.02 ditë e Premte”.

Gjithashtu sipas këtij njoftimi për media është e paraparë edhe konferenca për shtyp në ditën e Premte në ora 17:30 në hotel Emerald.